Meta: Shpirti i ndryshimit të popullit u shpreh me votë të lirë

Protagonisti kryesor dhe surpriza e këtyre zgjedhjeve, i cili përmes forcës politike tejkaloi cdo lloj parashikimi analistësh, kreu i LSI Ilir Meta në emisionin "Tonight Ilva Tare" deklaroi se shpirti i ndryshimit të popullit u shpreh me votë të lire.“E kisha deklaruar publikisht para 1 muaji që do fitonim 17 mandate si LSI dhe 80 mandate si koalicion. LSI është një faktor stabiliteti dhe që i qëndron marrëveshjeve. Fitorja nuk ka qenë suprizë, pasi e prisnim të fitonim 80 mandate. Duam që Shqipëria të ecë më shpejt drejt zhvillimit dhe integrimit” tha ai.I pyetur nga analistët në studio lidhur me debatin mediatik se kush do jetë Kryeministri i ardhshëm brenda koalicionit të majtë, Meta tha se kjo cështje i takon Partisë Socialiste. Sikundër dha të njëjtën përgjigje edhe lidhur me interesin se çpost do të mbajë apo rolin që do të ketë për legjislaturën e ardhshme.Kreu i LSI dha një mesazh edhe për Kryeministrin ende në detyrë, Sali Berisha, duke e ftuar të kontribuojë që ky proçes të mbyllet me një imazh sa më të mirë për vendin. Ndërkaq ai ka garantuar edhe skeptikët se marrëveshja LSI-PS do të shkojë gjatë në kohë.“Gjithcka duhet t’ia lëmë kohës, pati jo pak që menduan se do humbisnim nga bërja e këtij koalicioni. Së pari nuk u nisëm nga e kaluara, por nga interesi për të ardhmen. Sfidat nuk do jenë të lehta për vendin dhe është shumë e domosdoshme që populli shqiptar të jetë krenar për këtë votë plebishiptare, ka qenë një votë e mënçur për të mbyllur proçesin e integrimit në brenda këtyre 8 viteve. Berisha duhej të përkushtohej më shumë për standartin e zgjedhjeve. Megjithatë përsëri është në kohë që të kontribuojë që gjithë ky proçes të mbyllet me një imazh sa më të mirë për vendin.Merita për mbarvajtjen e procesit të votimit i takon popullit shqiptar dhe këtu edhe zoti Berisha është shqiptar” deklaroi Meta.