Vokshi: PD do të nënshtrojë partitë e tjera, ato duhen për të marrë vota që nuk përfaqësohen nga PD

Në “Drejt” nga Luan Rama, Indrit Vokshi, analist u shpreh se PD do t’i nënshtrojë partitë e tjera opozitare, teksa shtoi se duhen vota që nuk përfaqësohen më nga PD-ja.

Vokshi: Është shtruar pyetje nëse të gjitha partitë duhet t’i nënshtrohen PD-së, ose të kemi një diversifikim. Aktet publike tregojnë se po të donte të merrte një lidership tjetër, do të zgjidhnin një tjetër kod që tu jepnin mundësi edhe alternativave të tjera.

PD-ja nuk e bëri këtë gjë, bëri një llogari të vetën dhe tani jemi në momenti që shtrojmë pyetjen: a mjafton vetëm PD-ja për ta marrë këto vota, apo duhet edhe partitë e reja. Unë mendoj se duhen për të marrë vota që nuk përfaqësohen nga PD-ja.