''Ka marrë në përdorim pa qera disa objekte shumë të kushtueshme'', Kalaja: Marrëdhënie korruptive e çiftit Xoxa-Veliaj

Avokatja, Adriana Kalaja në një intervistë në Ora News u shpreh se ka kallëzuar bashkëshorten e kryebashkiakut, Erion Veliaj, Ajola Xoxa pasi sipas saj Xoxa ka marrë në përdorim pa qera disa objekte dhe në këmbim pronarët e objekteve kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës.

Kalaja gjithashtu theksoi se në të gjitha aferat korruptive të bashkisë së Tiranës del emri i bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kalaja: Sa herë unë marr për të përgatitur një kallëzim penal, shkeljet dhe abuzimet në bashkinë e Tiranës janë aq shumë të mëdha meqenëse po flasim për bashkinë e Tiranës dhe asaj i referohet edhe kallëzimi i sotëm sa që nëpërmjet atij kallëzimi që unë po bëj më dalin edhe 2-3 kallëzime të tjera.

Pra në çdo sektor, në çdo veprimtari ka një mënyrë të strukturuar kriminale se si vidhen si abuzohet me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Kemi denoncuar lidhjet me skemën ‘5D’ e cila nuk është thjesht ajo skema identike e 5 drejtorëve, por e gjithë skema brenda bashkisë së Tiranës është një skemë ‘5D’.

Skema e sotshme që ne çuam që i ngjan po kështu një skeme ‘5D’ është marrëdhënia kriminale korruptive e çiftit Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Ka hapur disa firma shtetësja e kallëzuar sot prej meje, firma të cilat ne i kemi ivedintuar me fakte dhe me prova të cilat jo vetëm që përdoren për pastrim parash por nëpërmjet disa qokave që i bëjnë disa binzesmenëve, këto përfitojnë shpërblime të paligjshme, të ardhura të paligjshme.

Rasti konkret është që Ajola Xoxa ka marrë në përdorim pa qera disa objekte shumë të kushtueshme dhe në këmbim pronarët e objekteve marrin tendera, projekte, leje ndërtimi nga bashkia.

Ajo që është më thelbësore në gjithë këtë histori është fakti se edhe në raport me inceneratorin e Tiranës, me ‘5D’ dhe me të gjithë aferat korruptive të bashkisë Tiranë, del emri i bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.