Debati/ Bardhi: Basha fajtor për djegien e mandateve, Vokshi: Produkt i Berishës, i dorëzuat pushtetin Ramës

Në “Drejt” nga Luan Rama, Indrit Vokshi, analist u shpreh se fajtorë për djegien e mandateve dhe bashkive ishte Basha, Berisha dhe Meta.

Ndërkohë, Silvi Bardhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së replikoi duke thënë se faji për këto akte ka qenë i Lulzim Bashës.

Vokshi: PD-ja vrau veten kur dogji mandatet dhe bashkitë. Këtë nuk ia bëri Edi Rama, se po hipnotizohet.

Bardhi: Opozita ka planet e veta.

Vokshi: Çfarë planesh ka opozita, t’i dorëzojë pushtetin Ramës? Ky është plani i opozitës, duke i dorëzuar bashkitë dhe kushtetutën?

Bardhi: Mi numëroni dot skandale te qeverisë dhe bashkisë?

Vokshi: Lëri skandalet!

Bardhi: Opozita është në mbijetesë.

Vokshi: Nuk është në mbijetesë opozita sepse morën 500 mijë vota dhe kishte përgjegjësi për elektoratin duke djegur mandatin dhe futi këta që gënjejnë femrat me pije të mira.

Bardhi: Ajo ishte opozita e Bashës.

Vokshi: Pse Basha nuk ishte një produkt i kryetarit. Ishte produkt i Berishës.

Bardhi: Këto e thoni ju se ai mbështeti një kryetar partie.

Vokshi: Jo, ai e mori 31 vjeç dhe e bëri kryetar partie! Djegie e mandateve i siguroi çdo gjë Ramës. Për këtë mban përgjegjësi Berisha, Basha dhe Meta.