Data e zgjedhjeve dhe mosbindja civile, Andoni: Interesi është që të përfshihet Diaspora në votime

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se interesi i palëve politike është që të përfshihet Diaspora në votime.

Andoni: Në dukje duket se opozita nuk është bashkëpunuese por në fakt opozita thjesht po mundohet që të fitojë kohë.

Ju keni parasysh se projeksioni i parë ka qenë 4 maji ndërsa projeksioni i dytë nga mazhoranca është 11 maji.

Nuk është se ndryshon diçka të madhe në thelb.

Kuptohet që interesi i të gjithëve është që të përfshihet Diaspora për arsyen e vetme që akoma mungojnë elementët teknikë që do i mundësojnë Diasporës tonë që të jetë e pranishme në votime.

Unë besoj se hapi i këtij viti është hapi i madh për Shqipërinë.

Pavarësisht ndarjeve shumë të mëdha që kanë socialistët dhe demokratët, fakti që Diaspora po përfshihet është diçka e madhe.

Mungon qartësia se si ata do të votojnë por mbi të gjitha predispozita që tu sigurohet të gjitha elementët e duhur që procesi i votimit të tyre të jetë normal.