Berisha në Strasburg/ Bumçi: Ka precedentë të tjerë të ngjashëm, nuk izolohet lideri i opozitës!
Përmes një interviste në Ora News, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi tha se gjykata më e lartë në vend, ajo kushtetuese nuk ekziston me pasi ehte kapur nga pushteti.
Ai shtoi se Strasburgu ka një sërë çështjesh të vendosura të vendeve të tjera ku lidera të opozitës janë arrestuar dhe ndaluar me pa të drejtë.
Bumçi: Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk ekziston më. E kemi pasur dikur të jashtëzakonshëm, pasi ka rrëzuar rreth 30 ligje të qeverisë tonë dhe ka rrëzaur ligjet e Ramës në fillim të mandatit të tij, por ajo u shkri kur tregoi qëndresë. Është një turp i sistemit të drejtësisë në vend. Nuk ka në sistem si Kushtetuesja sepse ruan të drejtat themelore.
Strasburgu ka një sërë çështjesh të vendosura të vendeve të tjera ku lidera të opozitës janë arrestuar dhe ndaluar me pa të drejtë në Rusi apo Turqi. Ka një jurisprudencë të themeluar dhe merret me këtë çështje. Nuk izolohet deputeti dhe lideri i opozitës, mund të hetohet në gjendje të lirë. Nuk kishin lidhje fjalimet e Berishës me hetimin. Nuk e donin Berishën në PD dhe Kuvend e terren!
