'Paralizohet' Tirana/ Protesta e PD-së, do bllokohen 5 pika kryesore në kryeqytet

Opozita do të zhvillojë aksionin e radhës të mosbindjes civile të martën në orën 17:00.

5 janë lokacionet që opozita synon t’i bllokojë duke sjellë paralizimin e Tiranës.

Kryqëzimi i Pallatit me Shigjeta, Zogu i Zi, Bashkia e Tiranës, Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit pranë xhamisë së madhe dhe sheshi Uillson janë vendet ku pritet të mblidhen demokratët.

Në secilin prej lokacioneve partia demokratike ka vendosur deputetët që do të drejtojnë.

Kjo është mosbindja e tretë e opozitës dhe për organizimin në selinë blu u mblodh Federata e Bashkuar e opozitës.

Madje me dyer të mbyllura Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tha se do dikutohet edhe për zgjedhjet

Opozita synon që përmes aksioneve të saj të ushtrojë presion ndaj qeverisë në mënyrë që Rama të japë dorëheqje dhe të krijohet qeveria teknike përprara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.