Doda: Zgjedhjet e vitit 2025 janë një mundësi e mirë për partitë e reja, në PD s’ka ndryshim

Në “Drejt” nga Luan Rama, Barbara Doda, Partia “Mundësia” u shpreh se këto zgjedhjet në vitin 2025 janë një mundësi shumë e mirë për partitë e reja.

Doda: Këto zgjedhje janë një fillim. Mendoj se këto zgjedhje do të tregojmë atë që po bëjmë. Janë disa muaj që jemi munduar që të mbjellim dhe do të korrim në zgjedhje. Besoj se ishte një momente i mirë për ne, mbi të gjithë edhe për shkak të punës që po bëjmë.

Gjatë debateve të mëdha në PD ne morën një qëndrim. Unë e kam bërë qysh me kandidimin e Bashës kundër Shehajt pasi kërkohej një ndryshim. Mendova se gjëra në PD do të përmirësoheshin, por nuk e gjeta.