Dedaj: Nuk jam as me Flamurin as me Berishën, por me PD-në, ata që i shkojnë pas nuk kanë asgjë

Në “Drejt” nga Luan Rama, Reldar Dedaj, gazetar tha se nuk bashkohet me qëndrimet e lidershipit të PD-së, por mbet enjë mbështetës i kësaj partie.

Dedaj: Ajo çfarë shoh në vendin tonë dhe duke parë këtë gangrenizim, e them se shumë faje ka lidershipi i PD-së. E ka kuptuar se në çfarë pozicioni është nuk po reflekton ndaj kësaj. Unë mbetem një mbështetës i PD-së, por nuk bashkohem me lidershipin që ka PD-ja.

Nuk jam as me Flamurin as me Berishën, jam me logon e partisë. Berisha është më i miri se të gjitha ata sepse është futur me garë dhe me forcë. Këta që i shkojnë pas Berishës nuk kanë asgjë. Nëse këta njerëz do të kishin një lloj vlere, Sali Berisha nuk do të ishte ky që është.