Balliu dhe Këlliçi takime në degën 8: Demokratët të motivuar për të protestuar nesër në ora 17:00!

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu dhe drejtuesi politik për Tiranë i PD-së, Belind Këlliçi vazhdojnë takimet e tyre për protestën e nesërme.

Balliu shkruan në Facebook se demokratët janë sot më të motivuar se kurrë për të protestuar nesër në ora 17:00 dhe për tu përballur me diktaturën e bandave kriminale që nuk kanë para për qytetarët.

Balliu: Sot bashkë me Belindin në një mbledhje të jashtëzakonshme në degën 8 ku demokratët janë sot më të motivuar se kurrë për të protestuar nesër në ora 17:00 dhe për tu përballur me diktaturën e bandave kriminale që nuk kanë para për qytetarët, por kanë miliona euro për rrugët e florinjta. Qeveria deklaron se nuk ka para për pensionistët por ka miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston.