Muzhaqi: Përshtatje e arsimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 15:44
Në tryezën për Kapitalin Njerëzor në Planin e Ri të Rritjes, organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Presidencën Hungareze të Këshillit të BE-së, ministrja e shtetit për Rininë Bora Muzhaqi, ka theksuar se rinia shqiptare është motori i ndryshimit dhe inovacionit në vend.
Muzhaqi nënvizoi se reformat që lidhen me përshtatjen e sistemit të Arsimit dhe Trajnimit Profesional (VET) me nevojat e tregut të punës do të krijojnë mundësi reale për të rinjtë tanë që të zhvillojnë aftësi moderne për t’u përshtatur sa më lehtë me tregun e punës.
Ministrja falënderoi Presidencën Hungareze të Këshillit të BE-së, një zë i fortë në mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.