PD refuzon presidentin, Begaj bën bilancin e konsultave politike për datën e zgjedhjeve
“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet.
Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi të procesit përgatitor për votën e diasporës”,
Kjo është data e propozuar nga Partia Socialiste për mbajtjen e zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare të vitit 2025.
Si argument pas daljes nga selia e kreut të shtetit blendi klosi tha se është shfrytëzimi i gjithë kohës për organizimin e votës së diasporës
Për të njëjtën çështje Bajram Begaj diskutoi dhe me Ilirian Celibashin.
Për mediet kreu i KQZ propozoi të njëjtën datë.
I pyetur nëse mbledhja e Komiteti Politik Europian në Tiranë mund të përbëje aktivitet të ndaluar Celibashi ku tha se nuk mund të flasë mbi këtë çështje.
Konsultimet me presidentin u bojkotin nga Partia Demokratike, ndërsa Sali Berisha tha se Begaj do të përcaktojë datën që do t’i thotë Edi Rama.
Gjithasesi Berisha tha se është dakord për çdo datë që sipas ekspertëve të PD-së mund të jetë në favor të votës së emigrantëve.
Pas bisedimeve, edhe pse pa selinë blu, presidenti vlerësoi angazhimin e gjithë faktorit politik në bisedimet për datën se kur shqiptarët do votojnë për parlamentin e ri.
Ai kërkoi që procesi të jetë shembull për të treguar demokracinë në vend.
