Topi: Të përfundojë sa më shpejt numërimi, të vendoset stabiliteti i institucioneve
Kryetari i Frymës së re Demokratike Bamir Topi ka bërë apel sot për përfundimin sa më të shpejtë të procesit të numërimit të votave.Në një konferencë për shtyp. Topi u shpreh se duhet të rritet ritmi i numërimit të votave për të bërë të mundur vendosjen e stabilititetit të institucioneve shqiptare."Kemi ardhur në një moment shumë të rëndësishëm të administrimit të procesit zgjedhor. E kemi ndjekur me shumë kujdes nëpërmjet vëzhguesve procesin e nr të votave dhe ajo që bie në sy është një vonesë e pakuptimtë . Unë besoj se duhet të jetë në vullnetin e partive politike që të vazhdojnë të rrisin ritmin e numërimit të votave të qytetarëve që unë besoj që është shprehja e vullnetit të tyre. Komisionerët janë instumentat e ligjit dhe çdo votë e hedhur nga qytetarët duhet të shkojë dhe të numërohet në mënyrë korrekte pasi janë krijuar situata të panevojshme nëpër qendrat e numërimit pasi tendeca politike në këto zgjedhje është e shprehur. Komisionerët janë instumentat e ligjit dhe çdo votë e hedhur nga qytetarët duhet të shkojë dhe të numërohet në mënyrë korrekte pasi janë krijuar situata të panevojshme nëpër qendrat e numërimit pasi tendeca politike në këto zgjedhje është e shprehur. Dua ti bëj thirrje dhe të inkurajoja vëzhguesit tanë por edhe ti drejtohesha të gjithë demokratëve shqiptarw se kjo humbje që vjen nga partia në pushtet duhet të kthehet në një moment reflektimi" tha TopiKreu i FRD-së, theksoi më tej se forca politike që do të marrë drejtimin e vendit duhet të ketë si synim stabilitetin e insitucioneve dhe të bëjë të mundur që Shqipëria të futet në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.