Zgjedhjet parlamentare 2013, exit poll-i i Ora News dhe IPR Marketing projektoi rezultatin
Në kohën ku e gjithë vëmendja e shqiptarëve është e përqëndruar se kush do ti fitojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ashtu si edhe kishte premtuar televizioni Ora News në ditën ku shqiptaret shprehën vullnetin e tyre se kush do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme erdhi me me exit pollin kombëtar dhe atë rajonal për qarkun më të madh në Shqipëri, atë të Tiranës.Të dhënat e projeksioneve të para erdhën menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në të gjithë vendin, në orën 19.5 minuta për tu pasuar në orën 20.10 minuta dhe në orën 21:00. Aleanca për Shqipërinë Europiane gëzon mbështetjen nga 51.5 % derin në 55.5 përqind. E ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 39,5 deri në 43,5 %. Si forcë politike më vete PS varion nga 36.5 -40.5 %, PD 33.5- 37.5, LSI 7.5-11.5% PDIU 2-4 %, FRD 1.5-3.5 % dhe AK 1-3 %.Gjetjet u prezantuan nga vetë drejtori i IPR Marketing Antonio Noto, i cili ishte ne lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia ku dhe janë përpunuar të dhënat. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të të ftuarve në studio.Sa i përket qarkut të Tiranës nga ku dalin plot 32 deputete, sipas exit-pollit koalicioni i majte mund të marrë 17-18 mandate, ndërsa koalicioni i djathë 14-15 mandate.Rezultate e Exit- Pollit gjetën jehonë gjërësisht në median shqiptare por jo vetëm. Gazeta prestigjoze Financial Times në artikullin e saj për zgjedhjet në vendin tonë i referohet exit pollit të organizuar nga Ora News dhe kompania presitigjoze e sondimit IPR Marketing ku shprehimisht thuhet se “sipas këtij exit polli koalicioni i qendrës së majtë të Edi Ramës ka një kryesim të fortë mbi Partinë Demokratike në detyrë”. Duke iu referua gjerësisht shifrave te exit pollit thuhet se ai u krye nga IPR Marketing, një anketues italian, për llogari të"Ora News", një stacion i pavarur privat televiziv shqiptar".Ora News dhe kompanina e sondimit IPR Marketing organizuan përgjatë fushatës elektorale 4 sondazhe kombëtarë në datat 2 maj, 20 maj, 3 qershor, 17 qershor dhe rajonalë për qarkun e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.Cila forcë politike do të dalë triumfuese? Në këto zgjedhje nuk ju mbetet tjetër, vetëm të ndiqni Ora News minut pas minuti për të marrë të dhënat më të fundit që sjellin 120 gazetarët e saj në terren të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe ku po ndjekin nga afër të gjithë proçesin zgjedhor.