PS thyen bastionin e djathtë në kryeqytet, fiton me +138 vota ne njësinë nr 8
Pas 23 vitesh PS thyen bastionin e djathtë në njësin bashkiake 8. Me një diferencë prej 138 votash, në 58 qëndrat e votimit, PS ka festuar fitoren e saj në KZAZ 37 e cila mbylli me sukses proçesin e numërimit.Votat e 58.6% shtetasve të cilët u bënë pjesë e procesit të votimit, kanë dërguar në avantash PS me 7490 vota në krahasim me PD me 7352 vota. Kandidatët për dëputetë të njësisë 8, Ervin Bushati, Sadi Vorbsi, Blendi Nallbani si dhe këshilltari bashkiak i kësaj partie, Gent Gazheli, festuan fitoren mes entuziazmit të simaptizantëve.Ndërsa votat e marra nga LSI dhe FRD ishin përkatësisht 1448 dhe 596. Pas bllokimit të procesit të numërimit në 9 kutitë e fundit, procesi rifilloi rreth orës 11 e 30, duke finalizuar fitoren e PS rreth orës 15:00 të mesditës së të martës.