Milo thirrje Berishës: Prano humbjen para shqiptarëve, uro Kryeministrin e ri
Berisha të pranojë humbjen dhe të urojë kreun e PS Edi Rama për fitoren në këto zgjedhje. Ka qenë ky apeli i kreut të PDS Paskal Milo, pjesë e koalicionit fitues Aleanca për Shqipërinë Europiane. Në një dalje për mediat, Milo nënvizoi se është koha jo vetëm për hapjen e një epoke të re qeverisje, por dhe krijimin e një stadi të ri politik.“Në këtë fitore që është njëkohëisht fitore e të gjitha forcave politike të bashkuara në këtë aleancë, PDS dha kontributin e saj modest. Sic ishim sëbashku në këtë fitore do të shkojmë sëbashku dhe në qeverisjen e vendit. Me këtë rast nga kjo foltore i bëj thirrje zotit. Berisha që të dalë para qytetarëve dhe të kryejë aktin civil të pranimit të humbjes së PD dhe të urojë kryeministrin e ri të vendit zotin Edi Rama. Meqë po hapet një epokë e re në qeverisjen e Shqipërisë, është mirë që edhe politika të ngrihet në një stad të ri pjekurie” tha ai.Nën entuziazmin e simpatizantëve socialistë në selinë rozë, Milo ka përfituar nga kjo dalje të urojë edhe aleatin e tij, zotin Rama, për fitoren dhe mbi të gjitha për një qeverisje të suksesshme si Kryeministër i ardhshëm i vendit.“Më lejoni ti uroj qeverisje të suksesshme kryetarit të PS, PS dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane”përfundoi Milo.