Wollfarth mbledh ndërkombëtarët, analizojnë proçesin e votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2013, 22:44
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, ftoi sot në mbrëmje ambasadorët e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri si dhe ndërkombëtarë të tjerë, për të shkëmbyer mendime lidhur me procesin zgjedhor.Të pranishëm ishin edhe kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack, kryetari i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Roberto Battelli, ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi.



