Paloka: Arrestimi i Ilir Metës pasi në dosjen e Çyrbjes doli Edi Rama

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka në një intervistë në Ora News u shpreh se arrestimi i Ilir Metës erdhi pasi në dosjen e Çyrbjes doli Rama.

Paloka shtoi se opozita është vënë nën sulm, teksa i cilësoi arrestin shtëpiak të Berishës, burgosjen e Salianjit si dhe arrestimin e ditës së sotme të Ilir Metës si arrestime politike.

Paloka: Në fakt gjëja e parë që më vjen në mend është pikërisht ajo që thatë ju.

Kishim lënë të flisnim për një çështje tjetër që ishte ajo e Çyrbjas, dhe në fakt sot po ti referohemi fakteve që dalin nga çështja Çyrbja, sot duhet të kishim arrestimin e Edi Ramës jo të Ilir Metës.

Kjo është fatkeqësia sepse edhe rasti i sotëm tregoi më së miri, madje edhe arrestimi i Çyrbjas i detyruar i Çyrbjas sepse Çyrbja nuk u arrestua nga SPAK-u, pas hetimeve që dolën në fillim sic u bënë nga denoncimi im.

Por jo, unë në atë kohë kam denoncuar rreth 70 funksionarë të PS pikërisht për këtë që është arrestuar Çyrbja në fakt por që nuk u hetua kurrë nga SPAK dhe nuk u mor kush me ta.

Çyrbja u arrestua sepse doli në përgjimet e shërbimeve të huaja dhe vetëm një ditë pas Çyrbjas arrestohet Ilir Meta.

E gjitha kjo vërteton atë që ne kemi thënë që ne sot kemi një drejtësi që kontrollohet nga Edi Rama.

Ka kaq kohë që opozita është vënë nën sulm.

Është lideri i opozitës në arrest shtëpiak, u burgos Salianji deputet i opozitës, sot arrestohet Meta.

Kemi të bëjmë me arrestime politike dhe me dosje të sajuara.