Basha: Arrestimi i Metës në një kohë ku Kryeministria është kthyer në selinë qendrore të krimit të organizuar

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, për “Ora News” komentoi arrestimin e kryetarit të partisë ku ai aderon.

Basha theksoi se: “Sot ndërsa ishte paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku Meta demaskon si çdo javë aferat dhe keqqeverisjen, apo aktet e dhunshme të institucioneve të vendit, abuzimet me fondet publike, lidhjen e bandave me krimin e organizuar, dhe lidhjet e këtij të fundit me kryeministrin dhe ministrat e tij.

Pra, z. Meta ka qenë në një demaskim të vazhdueshëm sa i përket aferave madhore të kësaj qeverie që ne i kemi trajtuar siç janë incineratorët.

Kryeministria është kthyer në selinë qendrore të krimit të organizuar, ku bandat futen brenda institucionet dhe i marrin vendimet dhe kjo është vërtetuar me kohë nga zëvendëskryeministri i Ramës, Arben Ahmetaj”, u shpreh ndër të tjera, Faik Basha.

VIDEO-LIVE/ DINAMIKA MINUTE PAS MINUTE E ARRESTIMIT TE ILIR METES