Arrestimi i Metës, Blushi: Akt terr*rist, të maskuar dhe të armatosur e kanë nxjerrë me forcë. Do marrin përgjigje të pamëshirë

Sekretari i Përgjithshëm i PL tha se arrestimi i Ilir Metës është një akt i rëndë terrorist.

Në një prononcim për mediat, Blushi dha detaje për arrestimin e tij, ndërsa u shpreh se kanë qenë persona të maskuar dhe të armatosur që e morën me forcë.

“Arsyeja e ndalimit të Metës nuk është një janë disa. Është cështje e detit me Greqinë, është mbrojtja që i ka bërë çështjes kombëtare dhe lufta me bandën e Soros.

Këta do të trajtohen si terroriste. Është  një akt terrorist.

Pa u identifikuar e kanë nxjerrë me forcë, kanë qenë të maskuar dhe armatosur. Do të marrin një përgjigje të  pamëshirë. Asnjë akuzë nuk qëndron.

Dua tju konfirmoj se këto akuza janë të fabrikuara nga kallëzues të rremë. Kemi të bëjmë me një akt terrorist, të menduar me një skenar me regji.

Ato skena janë të pahijshme do të marrin urrejtjen e Shqiptarëve”, tha Blushi.