PAMJET E ARRESTIMIT/ Ishte nisur drejt selisë së PL-së, u rrethua nga agjentët e BKH-së dhe RENEA-s, ja si u arrestua Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 13:39
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ilir Metës.
Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia dhe Renea.
Raportohet se ai ka qenë ne hyrje te Tiranës.
Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga shoferi i tij.
Meta ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.
Meta është akuzuar për ‘pastrim parash’, ‘korrupsion’ dhe ‘mosdeklarim pasurish’.
