Blushi: “Parkun Rinia” e ka bërë Ilir Meta, të ishte për Edi Ramën do të ishte mbushur plot me kulla
Zëvendëskryetari i PL-së, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se “Parkun Rinia” e ka bërë Ilir Meta dhe të ishte për Edi Ramën do të ishte mbushur plot me kulla. se
Postimi i Blushit:
“Parkun Rinia” e ka bërë Ilir Meta.
Të ishte për Edi Ramën do të ishte mbushur plot me kulla.
Tirana ka sot të vetmin park të gjelbër vetëm falë vendosmërisë dhe vizionit të Ilir Metës, aso kohe Kryeministër.
Tirana e di se Teatrin Kombëtar dhe zonën historike në zemër të kryqytetit e mbrojti Ilir Meta, se të ishte për Edi Ramën do i kishte ndërtuar 20 vite më parë kullat e krimit dhe drogës që po ngre sot Erion Veliaj.
Edhe Lanën ua ktheu Ilir Meta qytetarëve të Tiranës, se të ishte për Edi Ramën do ishte plot me kioska.
Me të njëjtin vizion dhe vendosmëri Ilir Meta do të verë në jetë 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.
Ndaj dhe kjo dëshmi e freskët e Mit’hat Havarit vlen të dëgjohet nga të gjithë!
