Arrestimi i presidentit të PL-së, Balliu: Rama urdhëroi skapin e tij të sulmojë Ilir Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 15:04
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës.
Postimi i Balliut:
Mafiozët me kapuc të zi që sot sulmuan opozitën në një maskeradë duke marrë peng kryetarin e partisë të dytë më të madhe opozitare disa muaj para zgjedhjeve, për të vënë në hije kapjen mat te Edi Rames me krimin e organizuar nga prokuroria Belge dhe ajo Franceze.
I gjëndur në këtë situatë Rama urdheroj skapin e tij të sulmoj Ilir Meten.
Mund të mos i pëlqesh politikanët por të besosh që në këtë vënd paska vjedhur gjithë bota pervec Edi Ramës atehere duhet te jesh me i lidhur me krimin se vetë Edi Rama
