VIDEO/ Meta mbërrin në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”, bën shqiponjën me duar brenda furgonit të policisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pas procedurave atje, kreu i PL-së, ish Presidenti i Shqipërisë më pas i shoqëruar me forcat e policisë është nisur drejt bllokut të Sigurisë tek Mine Peza.

Kur ka mbërritur në Bllokun e Sigurisë, Meta ka bërë me duar shqiponjën brenda furgonit policisë.