Spiropali pret përfaqësuesin e UNICEF-it: Fëmijët janë të parët në politikat tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 13:03
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti Përfaqësuesin e UNICEF, z. Murat Sahin.
Ata diskutuan mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj., për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.
