“Isha në takim me Metën”, avokati Gjokutaj: Mënyra se si është arrestuar është banditeske

Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genci Gjokutaj ka folur pas takimit me të në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

“Isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditeskt që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore.

E gjithë kjo histori ndodh me një person i cili ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë disa herë shpjegime.

Kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Është momenti politik.

Qëndrimi i tij është krejt i qartë. I vendosur të përballet me procesin.

Çdo gjë në këtë vendim, e ka marrë kohë përpara dhe është gati të përballet. Ankimimi i masës së sigurisë është akt procedural.

Do të verifikohet njëherë ekzekutimi i vendimit.

Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim.

Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe.

Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti”, tha Gjokutaj.