Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik, Edi Rama është përpjekur edhe për eliminimin e tij fizik

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të arrestimit të presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Berisha u shpreh se ky është persekutim politik dhe se Rama është përpjekur edhe për eliminimin fizik të tij.

Berisha: Çdo gjë ndaj tij është politike.

Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.

Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.

E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?

Pra, Edi Rama është një me krimin.