VIDEO/ Koçi: Kjo është luftë civile, të vendoset rendi në Parlament. Vokshi shkon t’i heqë mikrofonin, Hoti e thyen fare

Teksa janë afruar në grup, deputetët e opozitës janë përballur me gardistët të cilët kanë vendosur dhe një gardh metalik sigurie, si dhe ka një numër të shtuar të policëve.

Me të mbërritur, Lefter Gështenja ka nisur fillimishy të shtyjë gardistët e rreshtuar në mur para shkallëve të Kuvendit

E pas tij, të gjithë deputetët po shtyjnë efektivët, ndërsa nuk mungojnë akuzat e deputetëve ndaj mazhorancës.

Dhe ndërsa tensionet jashtë vijojnë, në sallën e Kuvendit ka nisur seanca plenare, kju vihet re mungesa e karrigeve të djegura në radhët e opozitarëve.

Një skenë e rëndë ishte ajo e dhunës së ushtruar nga gardistët ndaj deputetit demokrat Dashnor Sula, të cilin u deshën 7 efektivë për ta larguar nga perimetri i sigurisë.

Po ashtu Garda nuk ka lejuar as mediat të hyjnë në Kuvend gjatë paradites së sotme.

Tre deputetë të Partisë Demokratike, Dashnor Sula, Sajmir Korreshi dhe Bledion Nallbati tentuan të hyjnë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, por efektivët e Gardës u vendosën menjëherë në pozicion për të mos lejuar gazetarët dhe operatorët të afrohen.

Ndërkaq në sallën e Kuvendit ka pasur akuzqat dhe replika të ashpra, ku disa deputetë të përjhashtuar kanë arritur të futen brenda.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropoali i ka dhënë urdhër Gardës që t;’i nxjerrë deputetët jashtë, ndërsa i ka kujtuar demokrates Elda Hotit që me të do të merret prokuroria dhe SPAK-u.

“Po cenoni jetën e deputetëve në sallë, me ju do të merret Prokuroria e Shqipërisë, do të merret SPAK-u, se keni kryer vepra penale”, iu drejtua Spiropali Hotit

Pasi Albana Vokshi ka mbërritur në sallë është përplasur me socialistin Petro Koçi.

Koçi: Ju doni luftë civile.


Spiropali: Zonja vokshi uluni në vend,

Vokshi: A je grua?

Spiropali: Vetëm sjellje prej gruaje s po bëni sot e s’keni bërë ndonjëherë.

VIDEO-LIVE NGA KUVENDI