Me VIDEO/ 7 gardistë mbështjellin Dashnor Sulën për të mos e lënë të futet në Kuvend. Pengohen edhe mediat!

Teksa kolegët e tyre socialistë janë futur prej afro një ore në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ligjvënësit demokratë, përfshi edhe ata të grupit të përjashtuar po tentojnë të futen në Kuvend.

Teksa janë afruar në grup, dpeutetët e opozitës janë përballur me gardistët të cilët kanë vendosur dhe një gardh metalik sigurie, si dhe ka një numër të shtuar të policëve.

Me VIDEO/ 7 gardistë mbështjellin Dashnor Sulën për të

Me të mbërritur, Lefter Gështenja ka nisur fillimishy të shtyjë gardistët e rreshtuar në mur para shkallëve të Kuvendit

E pas tij, të gjithë deputetët po shtyjnë efektivët, ndërsa nuk mungojnë akuzat e deputetëve ndaj mazhorancës.

Me VIDEO/ 7 gardistë mbështjellin Dashnor Sulën për të

Dhe ndërsa tensionet jashtë vijojnë, në sallën e Kuvendit ka nisur seanca plenare, kju vihet re mungesa e karrigeve të djegura në radhët e opozitarëve.

Me VIDEO/ 7 gardistë mbështjellin Dashnor Sulën për të

Një skenë e rëndë ishte ajo e dhunës së ushtruar nga gardistët ndaj deputetit demokrat Dashnor Sula, të cilin u deshën 7 efektivë për ta larguar nga perimetri i sigurisë.

Me VIDEO/ 7 gardistë mbështjellin Dashnor Sulën për të

Po ashtu, gardistët janë urdhëruar edhe mediat që të mos lejohen të bëjnë punën e tyre.

VIDEO-LIVE NGA KUVENDI