Toska: Emigrantët kanë destinacion Italinë, jo Shqipërinë. Rama ndihmoi Melonin, mendoj kundrejt përfitimit politik ose...
Gazetari, Almer Toska i ftuar në emisionin "Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se fuqia emigratorëve ka si destinacion Italinë dhe jo Shqipërinë.
"Çështja nuk është emigrantët në aspektin njerëzor që erdhën në Shqipëri që erdhën dhe ne nuk i pritëm, ne i keqtrajtuam, ne nuk i hapëm derën sepse ne jemi një vend bujar, një vend mikpritës, ne e ndajmë çapën e bukës me të gjithë. Ky nuk është një rast i ngjashëm. Ky rast është një problem për italinë. Fuqia emigratore që niset nga vendet emigratore, kanë destinacion Italinë, jo Shqipërinë. Unë kur analizoj çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe kuptoj qartë që Meloni një ditë të bukur i hipi jahtit dhe mbërriti në brigjet e Shqipërisë, drekoi me Ramën dhe morën një marrëveshje personale, besoj se ka qenë një kërkesë e Melonit, për ti thënë Ramës që më nxirr nga situata. Ishte Rama që e mori përsipër Melonin ti zgjidhte hallin. Unë besoj kundrejt ndonjë përfitimi politik ose përfitimi financiar", tha Toska.
.
