VIDEO/ Të përjashtuarit futen në sallë, Spiropali u tregon derën e burgut: Gardistët t’i nxjerrin jashtë. Me ju do merret SPAK-u

 

Teksa kolegët e tyre socialistë janë futur prej afro një ore në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ligjvënësit demokratë, përfshi edhe ata të grupit të përjashtuar po tentojnë të futen në Kuvend.

Teksa janë afruar në grup, dpeutetët e opozitës janë përballur me gardistët të cilët kanë vendosur dhe një gardh metalik sigurie, si dhe ka një numër të shtuar të policëve.

Me të mbërritur, Lefter Gështenja ka nisur fillimisht të shtyjë gardistët e rreshtuar në mur para shkallëve të Kuvendit

E pas tij, të gjithë deputetët po shtyjnë efektivët, ndërsa nuk mungojnë akuzat e deputetëve ndaj mazhorancës.

Dhe ndërsa tensionet jashtë vijojnë, në sallën e Kuvendit ka nisur seanca plenare, kju vihet re mungesa e karrigeve të djegura në radhët e opozitarëve.

 

Një skenë e rëndë ishte ajo e dhunës së ushtruar nga gardistët ndaj deputetit demokrat Dashnor Sula, të cilin u deshën 7 efektivë për ta larguar nga perimetri i sigurisë.

Po ashtu, gardistët janë urdhëruar edhe mediat që të mos lejohen të bëjnë punën e tyre. Ndërkaq në sallën e Kuvendit ka pasur akuzqat dhe replika të ashpra, ku disa deputetë të përjhashtuar kanë arritur të futen brenda.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropoali i ka dhënë urdhër Gardës që t;’i nxjerrë deputetët jashtë, ndërsa i ka kujtuar demokrates Elda Hotit që me të do të merret prokuroria dhe SPAK-u.

“Po cenoni jetën e deputetëve në sallë, me ju do të merret Prokuroria e Shqipërisë, do të merret SPAK-u, se keni kryer vepra penale”, iu drejtua Spiropali Hotit.

VIDEO-LIVE NGA KUVENDI