VIDEO+FOTO/ Arritën demokratët, përplasje me Gardën në shkallët e Kuvendit: “S’ju vjen turp, jemi përfaqësues të popullit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 09:56
Teksa kolegët e tyre socialistë janë futur prej afro një ore në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ligjvënësit demokratë, përfshi edhe ata të grupit të përjashtuar po tentojnë të futen në Kuvend.
Teksa janë afruar në grup, dpeutetët e opozitës janë përballur me gardistët të cilët kanë vendosur dhe një gardh metalik sigurie, si dhe ka një numër të shtuar të policëve.
Me të mbërritur, Lefter Gështenja ka nisur fillimishy të shtyjë gardistët e rreshtuar në mur para shkallëve të Kuvendit
E pas tij, të gjithë deputetët po shtyjnë efektivët, ndërsa nuk mungojnë akuzat e deputetëve ndaj mazhorancës.

