Kulluri: Po të ndodhte në Shqipëri, do isha kundër emigracionit të paligjshëm

Edvin Kulluri nga ‘’Djathtas 1912’’ i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se do ishte kundër emigracionit të paligjshëm po të ndodhte në Shqipëri.

Kulluri: Ky debat nuk bëhet për emigracionin në përgjithësi, bëhet fjalë për emigracionin e paligjshëm.

Sot rasti i gjyqit të Salvinit është absurdi më i madh në Itali.

Italia pas shumë vitesh që ka pasur përplasje të forta me Parisin dhe Berlinin, të gjitha qeveritë e djathta konservatore kanë thënë që ky fluks i pakontrolluar emigrantësh po përmbys raportet demografike në Evropë.

Unë si i djathë që jam, të them të drejtën jam për ta ruajtur konstitucionin kulturor e tradicional të Evropës si një bashkësi politike të paktën 20 e sa shekullore bazuar në disa parime që ata që duan të shkojnë të jetojnë atje dhe po të ndodhte këtu edhe unë do isha kundër emigracionit të paligjshëm.

Një pjesë e tyre edhe duan të shkojnë emigrant por nuk integrohen në shoqëri dhe ky është problem themelor i çështjes së emigracionit.