Negociatat/ Vasili-ambasadorëve: Nëse keni minimum respekti për veten, ktheni dekoratat mashtruese të Ramës!

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, deputeti i PL, Petrit Vasili u ka kërkuar ambasadiorëve të dekoruar nga Rama më 2018 për kontributin e dhënë për hapjen e negociatave, t’i kthejnë mbrapsht dekoratat, për shkak se siç thotë ai, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i kryeministrit.

Sipas Vasilit, dekorimi i katër ambasadorëve nga Rama në atë kohë, është sa qesharake aq edhe e dhimbshme, për një proces që nuk kishte ndodhur fare dhe për mashtrimin publik, që iu bë shqiptarëve.

"Ambasadorët të kthejne dekoratat e mashtrimit të Ramës! Edi Rama gjashtë vjet më parë ne 29 qershor 2018 dekoroi katër ambasadorë shqiptarë për punën e tyte të mirë sepse gjoja u hapën negociatat. Ndërsa sot në tetor 2024 po ky Edi Rama po na thotë që sapo u hapën negociatat.

Ambasadorët në se kanë një minimum respekti për veten e tyre, pasi u bënë qesharakë gjer në dhimbje, duhet t'ia kthejnë sot mbrapsht Edi Ramës dekoratat mashtruese për një hapje negociatash, që nuk kishte ndodhur fare dhe për mashtrimin publik, që ju bë shqiptarëve. A do ta bëjnë vallë ambasadorët?"