Çullhaj: Duhet të jemi pak të kujdesshëm, emigrantët në Gjadër kanë ikur nga realitete problematike si ne në 1992...

Kampi i ri në Gjadër priti 16 emigrantët e parë, ku 2 prej tyre u kthyen gjatë pasdites pasi rezultuan minoren.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme, i ftuar në studion e emisionit "Ora e Betit" në " Ora News", ishte pedagogu i shkencave politike, Florian Çullhaj.

"Ta nis nga Kushtetuta, janë shkelur neni 2, neni 4, pra siguria kombëtare, sovraniteti, neni 168, mbrojtja. Sa i përket administrimit të brendshëm ajo është peshë totale e Italisë. Rama thotë që nuk më intereson fare mua se çfarë ndodh atje, unë kam dhënë vetëm territorin me qira, 700 milion euro qira. E shikon si pragmatist ekonomik totale. Pra, ata nuk dalin, nëse dalin do të jenë skortuar nga ekipet e tyre. Pra, është e gjitha në administrimin Italian. Ajo që më shqetëson mua, duke folur për emigrantin, nga një qeveri e majtë, që është një qeveri pro shtresave në nevoj, them që ne duhet të jemi pak të kujdesshëm si komb emigrantësh kur i konsiderojmë emigrantë të paligjshëm, potencialisht kriminelë, ose ideologjizmi i emigrantit.  Është pak delikate sepse shumë prej tyre ikin nga realitete shumë problematike, si dhe ne në 92. Kështu që një vend i civilizuar, që i thotë vetes i civilizuar, si BE, nuk duhet të gjejë 'shortcuts', që ne marrim një Shqipëri dhe i marrim i hedhim atje si ti hedhim në kosh nuk është zgjidhje problemi", tha Çullhaj.