Çelet ambasada e përkohshme britanike në Kukës

Çelet ambasada e përkohshme britanike në Kukës

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott vizituan dje në ditën e parë të punës ambasadën e përkohshme të Mbretërisë së Bashkuar, hapur në Kukës.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis Këshillit Britanik dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Shqipërisë.

Çelet ambasada e përkohshme britanike në Kukës

Kjo marrëveshje do të fuqizojë të rinjtë në 8 bashki në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër duke trajnuar për lidership, pajisur me aftësi për të shkruar projekte, si dhe duke u krijuar edhe mundësi shkëmbimi.

“Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, bëri të ditur ambasada e Britanisë në vendin tonë.