Berisha: Nesër në ora 11 të gjithë te bashkia, kundër hajdutit të fondeve e pasurive publike, njeriut që grabit me 100%

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në protestë u shpreh se nesër në ora 11:00 të gjithë në protestë tek bashkia kundër hajdutit të fondeve e pasurive publike.

Berisha: Nuk gjen vend si Shqipëria për popullatën që ka, për pasuritë përrallore që ka, por vuan në mënyrë të pamerituara nga qeveria e saj

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore për ju qendrestarë dhe qendrastare të pamposhtur, misinarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari misionar në mbrojtje të dinjitetit të çdo qytetari, në mbrojtje të idelaeve të lirisë në këtë vend, në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve.

Një mirënjohje të pafund dua të shpreh këtu oratorëve, që nga kjo platformë e fjalës së lirë përcjellin në emër tuaj mendimet, të vërtetat që regjimi i mbulon me vellon e zezë të censurës para shqiptarëve.

Përcjellin nga kjo platformë dhimbjet, vuajtjet e pamerituara të qytetarëve shqiptarë, por dhe përçmimin, shkelmimin e lirive dhe të drejtave të tyre nga një bandë që nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk njeh gjë tjetër përveç kodit të mafies, kodit të vjedhjes, lidhjeve me krimin.

Të dashur miq, në të gjithë rajonin e Ballkanit Shqipëria për popullatën që ka ka pasuritë më përrallore, më mahnitëse se çdo vend tjetër.

Nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë një nëntokë kaq të pasur sa nëntoka e Shqipërisë. Po nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë ujëra dhe tokë pjellore, siç ka Shqipëria.

Nuk gjen një vend në këtë rajon të ketë brigje kaq mahnitëse, sa janë malet e Shqipërisë. Të ketë Alpet epike, siç janë Alpet e Shqipërisë.

Të ketë njerëz punëtorë. Të ketë pra naftën, detin, kromin, alpet, brigjet si asnjë vend tjetër.

Shkaku më themelor i kësaj katastrofe sociale në Shqipëri qëndron në vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike nga Edi Rama

Nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë një nëntokë kaq të pasur sa nëntoka e Shqipërisë. Po nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë ujëra dhe tokë pjellore, siç ka Shqipëria.

Nuk gjen një vend në këtë rajon të ketë brigje kaq mahnitëse, sa janë malet e Shqipërisë. Të ketë Alpet epike, siç janë Alpet e Shqipërisë.

Të ketë njerëz punëtorë. Të ketë pra naftën, detin, kromin, alpet, brigjet si asnjë vend tjetër.
Në gjitha këto miqtë e mi, dje instituti më serioz i statistikave në Europë deklaroi se, aktualisht 46% e qytetarëve shqiptarë jetojnë në rrezik serioz të varfërisë.

Ky institut pasi studioi të dhënat e Shqipërisë gjen se 46% e qytetarëve shqiptarë vuajnë, apo rrezikojnë të vuajnë për gjëra kryesore dhe të rëndësisë parësore, sepse nuk i blejnë dot, sepse nuk kanë të ardhura për t’i blerë, sepse të ardhurat e tyre mesatare ishin ku e ku më poshtë se rroga e tyre minimale.

Miq, këtu ne kemi fol shumë herë për shqiptarët rrogë ulët, për ata që kanë rrogën minimale të ulët, por na del tani se 46 % e shqiptarëve kanë të ardhura mujore më të ulta se sa rroga minimale e qytetarëve.

Çfarë ndodh me ne? Si i kanë kombet e tjera këto të ardhura, këtë gjendje?

Varfëri në rrezik në Shqipëri është 15 pikë më e lartë se në Maqedoni. Është 17 pikë më e lartë se në Serbi dhe në Mal të Zi. Është më e lartë se në çdo vend tjetër.

Po si ka mundësi që Shqipëria me shumëfishin e pasurive të Maqedonisë të ketë rrezikun e varfërisë 15 shkallë më të lartë se sa Maqedonia.

Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë fjalë shkaku më themelor i kësaj realisht katastrofe sociale qendron në vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike nga Edi Rama, qeveritarët dhe zyrtarët e tij.
Shkaku më kryesor qendron në mburojën e kësaj vjedhjeje nga mercenarët, anëtarët e organizatës kriminale të Spakut të partisë, të cilët u serviren ju sikur të ishin banorë të një planeti tjetër, si herinj të fëmijëve tuaj, në një kohë kur këta janë kriminelë të vërtetë të fëmijëve tuaj, sepse mbrojnë dosjet e mëdha të korrupsionit dhe vjedhjeve, sepse mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë për të mbrojtur hajdutët qeveritarë, sepse vjedhin për vete dhe vetëm vjedhin dhe bëjnë pazare me vrasës, oërdhunues, trafikantë se si e si t;ju mbyllin dosjet, se si e si ti njoftojnë të largohen, se si e si t’u zhvasin 1 mln euro për një pyetje.

Arsye tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë.

Miqtë e mi, po si mundet, si mundet që varfëria, rreziku i varfërisë për shqiptarët të jetë 15 pikë më i lartë se sa për maqedonasit, 17 për serbët dhe malazezët.

Po mor miq, po. Sepse Kosova e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se sa Shqipëria. Sepse Maqedonia e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se Shqipëria. Sepse Shqipëria vjedhjen, ryshfetin e ka në çatinë e botës.

Kjo sepse Kosova, Maqedona, Serbia ndërtojnë rrugë me çmime që përcaktohen nga kostoja e ndërtimit. Kurse në Shqipëri rrugët ndërtohen nga oreksi i hajdutëve.

Në qoftë se, një autostradë në Kroaci, do ta përsëris këtë, por duhet përsëritur ama, se kur shikon se në Kroaci, vend anëtar i BE, me standarte europiane ndërtimi që zbaton, aplikon manualin e ndërtimit të BE-së, ndërtohet 1 km rrugë të autostradës Beli- Manastir 27 metra e gjerë me 1.6 milionë euro. Kurse në Shqipëri rruga Korçë-Ersekë ndërtohet me 5 mln euro. Rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e rrugës në Kroaci.

A nuk del këtu pra, se çmimet që paguani ju të dashur qytetarë nuk i përcakton kostoja e ndërtimit, por i përcakton oreksi i pangopur i këtyre të babëziturve që vjedhin ditë, që nuk ngopen kurrë së vjedhur ju qytetarëve.

Të dashur miq, të kesh sot 46% të popullsisë të kërcënuar seriozisht nga varfëria, do të thotë që këta qytetarë çdo ditë të mendojnë t’ia mbathin sa sytë këmbët për të shëptuar nga ky rrezik ekzistencial i familjes së tyre.

Dhe ku, në një vend me pasuri përrallore. Për kë vjedh, se Edi Rama me firmën e tij firmos për vëllaun e vet dhe oligarkët, trafikantët, dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike.

Firmos me firmën e vet për Alabarin dhe Dubai City-n e tij. 1 mln m2 tokë publike në qytetin e Durrësit.

Grabit 224 mijë m2 tokë në Gjipe me sojin e tij hajdut. Kjo vjen sepse ky i babëzitur që i shikon shqiptarët si qenie për t’u zhdukur nga vendi i tyre është në garë për miliarder me konto të fsheht. Me familje soj e sorollop janë vërsulur si çakej mbi pasuritë e këtij shteti.

Ia jep vëllait të vet, ua merr pronarëve dhe i jep Olsi trafikantit 38 mijë m2 tokë, këtij trafikanti të poshtër. I jep baxhanakut me dhjetëra e dhjetëra tendera sekrete nga AKSHI, oborri i tij, i cili për hir të baxhanakut ka rritur me 40 herë prokurimet sekrete. Udhëton vet me avion taksi duke shpenzuar në dy vite 21 mln euro. Ndërton pista për Formula 1, në një kohë kur pensionistët numërojnë kafshatën.
Tallet me shqiptarët.

Ndërton tunelin e Llogarasë, tunelin më joekonomik të planetit, tunelin në të cilin i takon investimi 65 mijë euro për frymë që nuk ka shtet në botë që pranon ta bëjë.

Dhe jo vetëm kaq, por vjedh me një dorë 50 mln nëpërmjet kompanisë. E inaguroi miq, ju e patë, por tani u vuri drynin , sepse inaguroi pa asnjë kusht sigurie.

Kur të tjerët e denoncuan se tuneli është pa ajrim dhe rrezikon djegien të gjallë të kalimatërve në makina, u vërsulën si hiena kundër tij. Dhe tani nuk i mjaftojnë vjedhjet që ka bërë, se do gërmojnë e do gërmojnë, do vjedhin dhe më shumë.

Të dashur miq, të gjitha këto janë një thirrje për të gjithë ne, për çdo shqiptar.

Për ata që janë në rrezik nga varfëria, por edhe të tjerë kur shohin gjysmën e kombit të vet në rrezik nga varfëria. Kur shohin se këta, alternativë të vetme për të dalë prej saj kanë largimin nga Shqipëria.

Kur shohin se të sëmurët trajtohen si kopej, iu vidhen ilaçet dhe lihen pa ilaçet që ju shpëtojnë jetën, apo u zgjasin jetën. Kur shohin se arsimi i fëmijëve shqiptarëve, i fëmijëve të atyre që janë në Shqipëri degradon në mënyrë të frikshme.

Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë.

Me këtë rast,e dhe njëherë, edhe njëmijë herë do ta përsëris se PD me programin e saj vitin e parë të qeverisjes do t’i japë goditje përfundimtare varfërisë dhe rrezikut nga varfëria.

Nuk do ketë më në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë më në Shqipëri qytetarë shqiptarë që nuk do marrë minimumin jetik prej 200 eurove.

Nuk do të ketë pension në Shqipëri që do të marrë më pak se minimumi jetik. Nuk do ketë kurrë këto çmime stratosferike në dyqanet tona, do hiqen përfundimisht. TVSH-ja e ushqimeve bazë, do hiqet tvsh-ja e mallrave bazë.

Pra, do bëjmë një luftë të suksesshme, të pamëshirë kundër varfërisë dhe dhimbjeve të saj.

Ndaj dhe ftoj qytetarët të bashkohemi, të bashkohemi.

Është radha jonë,është radha jonë, është radha jonë.

Hajdutët e kanë vendin në burg!

Garantoj shqiptarët se këta qeveritarë hajdutë që janë bërë me prona dhe vila si sheikët, që kanë vendosur pasuri pasuri në të katërta anët e planetit do ndiqen kudo që të jenë.

Pasuritë e hajdutëve do u kthehen shqiptarëve!

Paratë e vjedhura do u kthehen shqiptarëve!

Vilat luksoze do u kthehen shqiptarëve!

Fara e tyre e tyre do përballet me ligjin dhe vetëm ligjin.

Ndaj edhe ju ftoj nesër në ora 11 të gjithë te bashkia të vazhdojmë betejën tonë kundër modelit më të sëhmtuar të hajdutit dhe fondeve të pasurive publike pas Edi Ramës, njeriut që grabit me tenderat e tij dhe rrethit të tij 100%.

Njeriut, që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Njeriut, që ka vjedhur për një pisë 6800 euro, 60 pensione për një rrënjë pishë dhe ato nuk ekzistojnë më.

Ndaj edhe, nesër të kapet për zverku, të nxirret nga bashkia, të varet publikisht në shtyllën e turpit të historisë.

Është radha, jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!