Debat i ashpër në emision/ Toska: 2 deputetë të PS-së ju sponsorizojnë. Kulluri: Je kopje e shëmtuar e Flamurit

Gazetari, Almer Toska i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News pati një debat të ashpër me Edvin Kullurin e ‘’Djathtas 1912’’, të cilin e akuzoi se partia e tij financohet ngë dy deputetë të PS-së.

Pjesë nga debati:

Toska: Përflitet lart e poshtë se janë dy deputetë biznesmenë të PS-së që ju sponsorizojnë juve dhe kjo është e turpshme.

Kulluri: Cilët janë?

Toska: Do ti përmend emrat? Ju keni mentor politik Henri Çilin i cili i prishi mendjen Alibeajt.

Kulluri: Nuk po kuptoj ça po thua?

Toska: Henri Çili i prishi mendjen Aliebajt, i rriti mendjen i tha që ti vlen për kryetar. Ka njerëz që janë aty që kanë qenë ish drejtues që marrin tendera. Ka njerëz që përfitojnë benefite ekonomike që nuk do i përmend emrat se janë në bizneset e tyre.

Kulluri: Të lutem na shpjego si i marrim paratë kush paguhet?

Toska: Dy biznesmenë zotëri, deputetë të PS-së ju sponsorizojnë juve.

Kulluri: Ma provo këtë, si na sponsorizojnë?

Toska: Ju sponsorizojnë zotëri me para.

Kulluri: Nëse ke ardhur për të bërë zëvendësin e Flamurit, unë merrem me origjinalin dhe jo me kopjet. Se je edhe kopje e shëmtuar, nuk i shkon.