Balliu dhe Këlliçi takim me demokratët e Tufinës: Nesër në 11:00 vazhdojmë qëndresën përballë mafies ''5D''

Shefi i organizmit për Tiranën në PD, Klevis Balliu dhe drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi janë takuar sot me demokratët në zonën e Tufinës.

Balliu në postimin e tij në rrjetet sociale shprehet se nesër në orën 11:00 do vazhdojmë qëndresën tonë përballë mafies ''5D'' dhe pronarit faktik të incineratorëve.

Postimi i Balliut:

Sot bashkë me Belind Këlliçi takuam Demokratët në zonën e Tufinës.

Me të motivuar dhe më të bashkuar se kurrë jemi gati për të vazhduar mosbindjen civile.

Kur bie Kushtetuta, kur bie ligji, kur shkelet drejtësia, kur promovihet krimi ka vetëm një rrugë për shpëtim
Përballje, përballje, përballje.

Nesër në orën 11:00 do të vazhdojmë qëndresën tonë përballë mafies 5D dhe pronarit faktik të inceneratorëve.
Asgjë nuk e ndal betejen kombëtare për drejtësi