Maliqi: Mos e shisni votën, së bashku të largojmë memecët dhe të korruptuarit nga Parlamenti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 16:29
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kurrë mos e shisni votën pasi i përket të ardhmes së fëmijëve tanë.
Postimi i Maliqit:
Vota juaj është e shenjtë!
Kurrë mos e shisni se i përket të ardhmes së femijëve tanë!
Koha për të qënë zëri juaj dhe këmbëngulës në mbajtjen e çdo premtimi!
Së bashku të largojmë memecët dhe të korruptuarit nga “Tempulli i Demokracisë”, Parlamenti!
