Hapja e negociatave për grup-kapitujt me BE-në/ Çika: Ajo që penalizonte Shqipërinë, ishte ngërçi politik me Greqinë
Eksperti i çështjeve Ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se e vetmja gjë që pengonte Shqipërinë të hapte negociatat për grup kapitullin e parë me BE-në, ishte debati dhe ngërçi politik me Greqinë.
Çika: Është një vendim që ishtë anonçuar që prej verës.
Që do të thotë se erdhi pas një periudhe e cila marrëdhënia e Shqipërisë në lidhje me aspektin e hapjes së negociatave ishte ngrirë për arsye kryesisht problemaikat politike të cilat kishin ardhur si rrjedhojë e një debati që ka pasur qeveria shqiptare me atë greke.
Rrjedhimisht dhe për fat të mirë ky ngërç politik ndërmjet dy qeverive u tejkalua dhe rrjedhimisht Shqipëria ishte e gatshme për të hapur atë që ishin grup kapitujt e parë dhe nga aspekti i Shqipërisë, Shqipëria ishte gati.
E vetmja gjë e cila penalizonte Shqipërinë ishte pikërisht një vendim i mëparshëm politik që ekzistonte ose vetoja që ekzistote nga Greqia në lidhje për mos hapjen e negociatave për grup kapitullin e parë.
Në këtë pikë tashmë Shqipëria është edhe në një fazë të re.
