Çelja e kapitujve të parë/ Fino: Hap i rëndësishme për ne dhe rajonin, vazhdim i reformave

Përmes një interviste me Ora News, zv. ministrja e Jashtme Megi Fino tha se ky është një konfirmim i përkatësisë tonë në BE dhe është e vetmja rrugë për ne.

Ajo shtoi se është një arritje e madhe për secilin që ka punuar për këtë arritje për grup kapitullin e parë të negociatave dhe se tashmë jemi gati për grupkapitullin e dytë.

Fino: Ky është një konfirmim i përkatësisë tonë në BE dhe është e vetmja rrugë për ne. ndajmë të njëjta vlera demokratike dhe jemi një hap larg drejt anëtarësimit në BE. Është një arritje e madhe për secilin që ka punuar për këtë arritje për grup kapitullin e parë të negociatave. Është një hap i merituar sepse kemi qenë të përgatitur prej kohësh.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për gjithë rajonin. Është vazhdimi i reformave dhe standardeve që janë vendosur tashmë. Duhet përfshin në këto zhvillime edhe shoqëria. Jemi të gatshëm për të hapur edhe një grupkapitull të dytë brenda këtij viti.