Kim Kardashian sjell në jetë vajzën e saj
Kim Kardashian solli në jetë vajzën e saj të parë, emri i të cilës nuk është bërë publik.Vajza është fryt i dashurisë mes saj dhe rreperit Kanye West. Ndonëse ka vetëm disa orë në jetë, Kim nuk kurseu konstatimet, teksa e cilësoi foshnjen si një “kopie të sajën”.
Sipas burimeve pranë familjes, lindja e realizuar në një maternitet në Los Anxhelos ishte natyrale dhe pa asnjë lloj ndërlikimi.
”Ajo është me të vërtetë një kopie e Kim. Ka flokë të zeza dhe sytë e saj”, deklaroi një mikeshë e “shoë-girl” amerikan, në daljen nga reparti i lindjes.Pas lindjes, sfida e re per Kardashian është rifitimi i formave të saj.Mësohet se babai Kanye ishte përkrah Kardashian, kur u realizua kjo lindje. Ndërkohë, të afërm të 32-vjeçares kanë vizituar atë dhe foshnjen ende pa emër në repartin e lindjeve.