Producentja e BBC-së shpëton aeroplanin

Një avion me destinacion New York-un është detyruar të bëjë ulje në aeroportin e Glasgow-it, dhe i pritur nga forca të shumta policore pasi që një nga pasagjeret ka gjetur një letër në të cilën shkruhej "Do t`i vë zjarrin aeroplanit"Avioni i kompanisë Egypt Air, boeing 777 e cili udhëtonte nga Cairo për në aeroportin JFK të New York-ut kishte 326 pasagjerë në bord.Ai u shoqërua nga dy aeroplanë luftarak të tipit Typhoon të forcës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) dhe pas aterimit është marrë nën kontroll nga forca të shumta policore në aeroportin e Glasgow Prestwick.Nada Tawik, një nga Producentet e BBC-së ishte pasagjerja e cila rastisi në letrën e cila ishte lënë në tualetin e avionit, pasi pa letrën lajmëroi menjëherë ekuipazhin."Menjëherë lajmërova ekuipazhin, ishte situatë shumë e frikshme" deklaroi producentja.