I kthehet beqarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2013, 17:38
Zemërthyesi i Hollywoodit, Gerard Butler, është sërish i vetmuar pasi është ndarë nga e dashura e tij, Madalina Ghenea.
Aktori filloi lidhjen me modelen rumune gjatë vitit të kaluar, kur ajo u angazhua të ndihmojë aktorin në promovimin e zhiletit të ri për markën Super-Max.Butler madje e shndërroi lidhjen në serioze duke e dërguar bukuroshen në vendlindjen e tij, Skoci, për Krishlindje, ku e prezantoi para familjes.
Por tani gjithçka duket se ka marrë fund. I pyetur gjatë një interviste për portalin gjerman Filmreporter.de, nëse ai është në lidhje, ai është përgjigjur me "jo"."Jo për momentin. Por në një aspekt dua të rehatohem", ka thënë Butler.