Aktorët rezistent ndaj kohës

Në një votim të gjerë në mbarë Britaninë e Madhe, aktori i famshëm i Hollivudit Johnny Deep, me 43 për qind të votave të grumbulluara, është shpallur si aktori më seksi i të gjitha kohërave. Me pamjen e tij atraktive dhe si të një kryengritësi ,me talentin e jashtëzakonshëm në aktrim, Johnny Depp është dëshirë e zjarrtë e shumë damave. Për këtë arsye nuk çudit shumë që është zgjedhur si aktori me pamjen fizike më tërheqësËshtë treguar se pamja e tij e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, ishte e mjaftueshme që në këtë garë prapa vetes të lë yllin e filmit "Top Gun", Tom Cruise, por edhe xhentëlmenin klasik të Hollivudit, Richard Gere, të cilët nuk kanë arritur të marrin më shumë se 20 për qind, respektivisht 15 për qind të votave.Në garën për filmin më të mirë romantik nga kjo periudhë, ka triumfuar filmi "Dirty Dancing" me protagonist Patrick Swazey, film ky që ka marrë mbi gjysmën e votave, ndërsa ndër pesë filmat më të mirë të kësaj ere romantike të Hollivudit, janë renditur edhe "When Harry Meet Sally", "Coctail", "Look Who is Talking" dhe "Officer and Gentelman".Rolet e shumta në seritë e viteve të 80-ta, i kanë sjellë Johnn-it popullaritet të madh dhe e kishin bërë idhull të popullatës së adoleshentëve. Por ky status për këtë djalosh të talentuar, nuk ishte i mjaftueshëm dhe si shumë shpejt ishte përkushtuar në realizimin e filmave, ku më shumë se dy dekada, ai dëshmohet si aktor superior.Vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, sipas rezultateve të këtij hulumtimi, kanë qenë dekadë magjike për aktorët filmik, sepse ngritja edhe e dy aktorëve tjerë tom cruise dhe Richard Gere, lidhet me këtë dekadë. Në pyetjen se për cilët aktorë britanikët mendojnë se do të mbesin të bukur edhe pas koha të bëj të veten, ata besojnë se më së miri do t'i rezistojë kohës Ryan Glosing, ndërsa pas tij vjen Ryan Reynolds.