Arnold Schwarzenegger konfirmon rikthimin në "Terminator 5"

Arnold Schwarzenegger ka konfirmuar se ai do të rikthehet në vazhdimin e ardhshëm të filmave "The Terminator", që pritet të xhirohet në vitin 2014.Veterani i filmave aksion ka zbuluar se do të rikthehet në rolin e robotit futuristik te vazhdimi i pestë i filmit, dhe madje edhe se është caktuar edhe data e xhirimeve."Jam shumë i kënaqur që studiot më kërkojnë të jem në 'Terminator 5' dhe të luaj rolin e Terminatorit, të cilin do të fillojmë ta xhirojmë në janar", ka thënë ish-guvernatori i Kalifornisë.Realizimi do të jetë vazhdim i filmit të vitit 2009, "Terminator Salvation", dhe i pari për Arnold që nga ai i vitit 2003, "Terminator: Rise of the MAChines".