Romë, sherr banal në rrugë, 1 i vdekur
Një sherr banal në rrugë ka përfunduar me gjakderdhje në Romë, ku një 31-vjeçar është vrarë nga një e shtënë me pistoletë në qafë ndërsa një 18-vjeçar është plagosur me thikë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen San Basiglio në Romë ku viktima është 31-vjeçari Maurizio Alletto ndërsa i plagosuri është 18-vjeçar, Moreno Coppi.Sipas mediave italiane viktima, i cili udhëtonte i vetëm, kishte plagosur me thikë 18-vjeçarin i cili gjendej në një tjetër mjet dhe më pas ka qënë i ati i adoleshentit Luciano Coppi, një ushtar sigurie i gardës, 53 vjeç I cili për hakmarrje ka qëlluar mbi 31-vjeçarin.Po ngjarja nuk ka përfunduar këtu, edhe pse ambulanca ka mbërritur brenda 6 minutave në vendngjarje ajo është goditur me gurë ndërsa 3 pjesëtarët e ekipit shëndetësor u rrahën dhe shoferi i mjetit u plagos në shpatull nga familjarët e viktimës të cilët nuk donin që adoleshenti të shpëtonte.Pavarësisht agresionit, ekipi i shpëtimit arriti të ngjisë adoleshentin në ambulancë, e cila e transportoi për në spital ndërkohë që policia ka arrestuar edhe babain e tij.