Lulzim Basha "i kënaqet" letrës së OSBE-së për Reformën Zgjedhore
Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes së OSBE/ODIHR për partitë politike që këto të fundit ta angazhohen në konsultime gjithëpërfshirëse sa i takon Reformës Zgjedhore.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Basha u bën thirrje deputetëve të grupit Bardhi dhe Berisha të cilët bllokuan mbledhjen e 19 janarit që të ndalin lojërat politike dhe të nisin punën për Reformën Zgjedhore.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre.
Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 24, 2024
I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t'u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore…
