Rekomandimet e PE-së për Shqipërinë, Sula: Nuk do dëshiroja të kishim një rezolutë të tillë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 21:03
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk do dëshironte një rezolutë të tillë për Shqipërinë.
Sula: Unë nuk do dëshiroja që të kishim një rezolutë të tillë.
Kjo nuk është kënaqësi për opozitën, nuk është triumpf për opozitën.
Kjo është për të ardhur keq.
Arroganca e kësaj mazhorance ka kaluar cdo kufi dhe kanë humbur edhe ndjenjën e arsyes për të kuptuar se si funksionon politika.
Të drejtat e opozitës duhet të mos ja cënosh.
Që kur ka filluar kjo legjislaturë, ne kemi qenë një opozitë konstruktive.
